Lajme

Ndalin reshjet, dëmtohen rrugë e ura, bllokohen fshatra

Dalja nga shtrati i lumenjve Vjosë, Shkumbin dhe përroit të Zaranikës përgjatë orëve të vona të mbrëmjes së kaluar është shoqëruar me probleme.

Buzë aksit nacional Elbasan-Peqin, prej një viti situata vazhdon të jetë e njëjta problematikë argjinatura mbrojtëse e rrugës është dëmtua nga prurjet e lumit Shkumbin, ku nga vjet nuk është bërë asnjë ndërhyrje.

Edhe Përroi i Zaranikës në disa zona ka shkaktuar probleme.

Prej shiut të rrëmbyer të dy ditëve të fundit janë dëmtuar dhe urat e zonave rurale të qarkut të Elbasanit.

Ura mbi Shkumbin në njësinë administrative të Pajovës. Ju shërben banorët e fshatit Bishqem me fshatin Gryksh.  Ajo është anuar në një krah. Ndërhyrja duhet të jetë e mënjehershme se banorëve ju rrezikohet jeta.

Është ura e fshatit Liras në Gramsh është shembur totalisht.

Lexo më shumë  Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Edhe në zonat rurale të Vlorës, pasojat nga dalja nga shtrati I lumit Vjosës kanë sjellë probleme. Tregu i gjësë së gjallë poshtë urës së Mifolit dhe disa toka bujqësore në Novoselë janë përmbytur.

Argjinatura duhet të ishte bërë komplet, asgjë s’bën duhej bërë deri në fund. ka probleme. Natën kishin frikë”, ka thënë një banor.

Mësohet se përgjatë ditës niveli I Vjosës ka rënë.

Në zonat juglindore dhe në veri ulja e temperaturave është shoqëruar me reshje dëbore.

Policia e Korçës automjetet që nuk janë të pajisur me zinxhirë apo goma dimërore nuk I lejon të ngjiten për në Dardhë. Siç duket dhe nga pamjet disa makina I kanë kthyer pas.

Edhe në qarkun e Dibrës reshjet e dendura të dëborës kanë bllokuar disa akse në zonat e thella trashësia ka shkuar deri në 35 cm.

Lexo më shumë  Bislimi për Planin e Rritjes së BE: Kosova mund të përfitojë deri në 945 milionë euro

Gjatë mëngjesit është bllokuar segmenti nga hyrja e tunelit të Murrizit dhe segment i rrugës së Arbrit. 2 mjete borëpastruese kanë punuar dhe në mesdite rruga është hapur, por nuk lejohet të kalojë të qarkullohet asnjë mjet pa zinxhirë dhe goma dimërore. Edhe në rrugën Peshkopi – Kala e Dodës – Kukës kalohet vetëm me ndihmën e zinxhirëve.

Në zonat rurale të Librazhdit, Gjirokastrës, Korçës, Dibrës dhe Kukësit ka pasur probleme me energjinë elektrike.

Përkeqësim i motit dhe forca e detit deri 7 ballë ka lënë për 6 orë në det 129 udhëtarët e linjës Brindisi-Vlorë. Trageti u ankorua rreth orës 13.

Edhe në portin e Durrësit ka pasur vonesa në nisjen e trageteve me 3-4 orë./abc/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *