Opinion/Aktualitet

Ndalimi i punimeve te Teatri është i lehtë nese ka unifikim të vullneteve dhe organizim të energjive

Nga Ervin Goci

Erion Veliaj, njeriu që jeton jetë paralele, një në video, dhe një tjetër duke mbyll pazare nëpër skuta, me një operacion fare diskret me enturazhin e tij, shërbëtorë të regjimit, ka hyrë për herë të parë brenda rrethimit të tokës ku ka hijeshuar Ansambli “Scandeberbeg” për 80 vite dhe i mbuluar nga llamarinat e rrethimit, ka regjistruar një video të gjoja hapjes së konkursit për tenderimin e ndërtimit të projektit, të cilin sipas ligjit të planifikimit duhet ta kishte gati shumë më përpara shembjes, madje dhe me buxhet të garantuar, sepse ka krijuar përtej terrorit, kosto të shumëfishta.

Qartësisht i frikësuar nga reaksioni, ka zgjedhur të fshihet. Ajo që publiku dhe gazetarët duhet të dinë, është që për Teatrin Kombëtar ka një hetim të hapur, mundet të jetë një farë flluske, ama zyrtarisht ka një hetim. Çdo akt i shtuar, i shtohet dosjes, e cila me siguri, është bërë mullar.

Lexo më shumë  Drejtorët e Lalit/ Zbulohet një tjetër skemë grabitjeje në bashkinë e Tiranës

Nga SPAK nuk kam asnjë pritshmëri, për mua është një institucion dobiç që nuk ka asnjë lidhje me shtetin e së drejtes, ama një pritshmëri e kam: të paktën, dilni me një vendim zyrtar për mbylljen e hetimit.

Kaq ndyrësi mund t’ia lejoni vetes, megjithëse ndyrësia juaj nuk dihet se sa të thella i ka rrënjët.

Ne Teatrin e humbëm, por të drejtën për të rifituar të drejtën ne nuk e kemi humbur ; kjo është një gjë që nuk humbet kurrë – nëse nuk do të dijme ta ushtrojmë këtë të drejtë për t’i vënë flakën çdo makinerie që afrohet në vendin e krimit, atëherë kot që marrim frymë si gjoja antagonistë të pushtetit.

Ndalimi me te gjitha mjetet i punimeve te Teatri, eshte kauza me e lehte nese ka unifikim te vullneteve dhe organizim te energjive.

Te gjithe ata qe i thone vetes opozitare, duhet ta ndalojne, ne rradhe te pare per dinjitetin e tyre. Ndertimi i projektit te nje maskarai qe duhet shpall “non grata” ne Shqiperi, eshte dhe me keq se shembja e Teatrit, sepse nese Teatri u shemb per 10 minuta, kjo do te doje muaj qe te ndertohet, dhe do jete turperim i perditshem per ne qe nuk e ndaluam.

Jo thjesht se nuk e ndaluam, por se kishim te drejte ta ndalonim dhe nuk e ndaluam!

Ndersa Erion Veliaj do mbetet gjithe jeten e vet nje mi, qe do t’i duhen gjithe kohes llamarinat e bodygardet per te marre fryme ne kete qytet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *