KryesoreLajme

Ndalimi i dinarit serb, Kurti i prerë: Kushtetutshmëria, ligjshmëria, vendimmarrja nuk negociohet

Kryeministri i vendit, Albin Kurti nuk ka ndryshuar qasje sa i takon vendimit të BQK-së për ndalimin e dinarit serb në Kosovë. Kreu i qeverisë u shpreh se Kushtetuta, ligji dhe vendimmarrja e insitucioneve të Kosovës nuk negociohen.

Kryeministri Kurti shtoi se faza tranzitore ka nisur prej dhjetorit të vitit të kaluar dhe gjithçka ka vijuar rregullisht.

“Pikërisht përgatitjet e suksesshme për zbatimin e rregullores së BQK-së kanë alarmuar Beogradin zyrtar dhe ata më pastaj u përpoqën që të prahapin panik nëpërmjet një fushate që trumbetohej nga kreu i shtetit atje. Me informatat që i kam gjithçka po shkon në rregull, por, nëse ka ndonjë vërejtje a ankesë, ne do ta adresojmë me seriozitetin më të lartë dhe me shpejtësinë më të madhe”, ka deklaruar Kurti.

Sa i takon kërkesës së BE-së për këtë çështje, kryeministri Kurti u shpreh se BQK është institucion i pavarur dhe se institucioneve të pavarura nuk mund t’i mbivendosen politikanët.

Lexo më shumë  Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

“BQK është institucion i pavarura i Kosovës, nuk munden politikanët t’i mbivendosen institucioneve të pavarura të shtetit, sepse asisoj e humbim karakterin e republikës demokratike për vendin tonë të pavarur. Kushtetutshmëria, ligjshmëria, vendimmarrja e institucioneve të pavarura nuk mund  të negociohen nga politikanët”, deklaroi Kurti.

Këto komente, Kurti i bëri në nderimet për 34-vjetorin e rënies së dëshmores Elfete Humolli në Lupç të Poshtëm. Kryeministri Kurti ishte i shoqëruar me anëtarë të kabinetit qeveritar dhe me deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Lexo më shumë  Dy plane të fshehta resortesh në Darëzezë dhe deltën e Vjosës

“Sot shënojmë 34 vjetorin e demonstratës në të cilën nga forcat armike serbe u vra nxënësja Elfete Humolli ende pa i mbushu 17 vjet. Elfetja Mentori dhe gjithë dëshmorët e kombit na dëshmojnë orët e historisë sonë dhe sa shtrenjtë është paguar liria e popullit dhe çlirimi i Kosovës”, deklaroi Kurti

YouTube player