Ndalet kontrabandimi i medikamenteve, Dogana i gjen në gomat rezervë të veturës
Dogana e Kosovës ka arritur të parandalojë një tentim kontrabandimi të medikamenteve në pikën doganore të Hanit të Elezit të martën.
Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media, drejtuesi i veturës me targa të Kosovës dhe bashkëudhëtarja kishin thënë se s’kanë mall për të deklaruar, por gjatë kontrollit medikamente u gjetën në gomat rezervë.
Llojet e medikamenteve të gjetura përfshijnë, sipas njoftimit të doganës: “OZEMPIC 1mg – 45 pako, TRESIBA 5X3 ml – 20 pako, RYZODEG 5X3 ml – 10 pako, NOVOMIKS 5X3 ml – 20 pako, JARDIANCE 10 mg – 20 pako, RYBELSUS 14 mg – 8 pako, RYBELSUS 7 mg – 1 pako, RYBELSUS 3 mg – 1 pako”.
Sipas Doganës, është konstatuar se personi ka kryer kundërvajtje doganore dhe sipas Kodit Doganor e të Akcizave parashihet gjobitje.
Rruga Press