Lajme

“Ndaleni avionin”, rrëfimi tronditës i azilkërkuesit shqiptar në Britani: Nuk mund të kthehem në vendin tim, do më vrasin

Një azilkërkues shqiptar në Britani ka rrëfyet për The Guardian momentet  e tmerrit që përjetoi teksa autoritete vendase atje do ta dëbonin në Ruanada, në Afrikën Lindore.

26-vjeçari shqiptar ka thënë se ishte në gjendje shumë të rënduar mendore, teksa po priste të hipte në fluturimin e depërtimit për në Ruanda, një vend për të cilin ai tha se nuk di “asgjë”.

Shqiptari është një nga shtatë azilkërkuesit që kanë nisur sfidat ligjore të minutës së fundit për të shmangur fluturimin me forcë në vendin e Afrikës Lindore.

Pjesa tjetër e azilkërkuese janë tre iranianë, një  irakian dhe një vietnamez. Të gjithë mbërritën në MB me gomone të vogla në mes të majit.

Lexo më shumë  Eurodeputetja italiane: Telefonata e Ramës, akt i rëndë! Ndërhyrja e jashtme në pavarësinë dhe lirinë e medias

Në Shqipëri jam shfrytëzuar nga trafikantët për gjashtë muaj. Më trafikuan në Francë. Nuk e dija se në cilin vend po më çonin”, ka thënë shqiptari për The Guardian.

Ai tha se kur e hipën në një varkë të vogël në Francën veriore, kuptoi se trafikantë të tjerë do ta prisnin kur të mbërrinte në MB.

“Jam në një gjendje shumë të keqe mendore. Nuk dija asgjë për Ruandën . Nuk kam qenë kurrë në Afrikë dhe nuk mendoj se do të jetë e sigurt për mua. Nuk mund të kthehem në Shqipëri se do të më vrasin trafikantët atje. I vetmi vend i sigurt për mua është Anglia. Si mund të dërgojnë një shqiptar në Afrikë?”, thotë i tmerruar shqiptari, i cili për fat të mirë nuk u dërgua në Ruanda, pasi Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut eka anuluar në momentin e fundit dëbimin e azilkërkuesve në Afrikë.

Lexo më shumë  Kurti në Berlin: NATO dhe KiE shtyllat e paqes demokratike në Evropë

Ai tha se kishte menduar të vriste veten në vend që të hipte në avion.

Ndërkohë, një nga burrat iranianë tha: “Unë prisja mbështetje nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, por nuk mora asnjë, kështu që po i kërkoj popullit britanik të më mbështesë në vend të kësaj”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *