Lajme

Ndahen edhe 5,4 milionë euro për subvencionim të energjisë

Qeveria e Kosovës ka vendosur në mbledhjen e së martës të shtojë edhe 5,4 milionë euro për subvencionimin e tarifave të energjisë elektrike.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se subvencionimi i tarifave po bëhet në mënyrë që ato të mos rriten në mënyrë të pakontrollueshme.

“Ky propozim vendim ka të bëjë me ndarjen në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë e që Përbën hapin e radhës drejt përmbushjes së zotimit tonë për të ndarë 100 milionë euro për subvencionim të tarifave të energjisë elektrike e që ato të mos rriten në mënyrë të pakontrollueshme. Ndarja e radhës është në kuadër të ndarjes fillestare prej 60 milionë euro 5,4 milionë euro në mënyrë që të mbulohet subvencionimi i deritanishëm sipas modaliteteve nga Ministria e Ekonomisë”, ka thënë Murati.

Lexo më shumë  Firma për inceneratorin e Tiranës/ Pse SPAK fton Agaçin, por jo Ramën

Në mbledhje është miratuar edhe ndarje buxhetore në kuadër të Pakos së Përballje me Inflacionin për ata që nuk i kanë marrë ende shtesat.

“Bëhet fjalë për masat qoftë për mbështetjen e sektorit publik dhe studenteve qe nuk kanë marrë shtesat. Ndahen 5.8 milionë euro për këto masa mbështetëse”, ka thënë ministri i Financave, Herkuran Murati.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka marrë pjesë të martën për herë të parë në mbledhjen e Qeverisë që kur është emëruar ministër.

Lexo më shumë  "Kosova është demokraci funksionale", Doris Pack: Ndihem thellësisht e turpëruar nga qeveria e vendit tim, Gjermanisë

Ai tha se në Kosovë duhet të ngrihen ura bashkëpunimi, ndërmjet të gjitha komuniteteve.

Sipas tij, duhet të harmonizohen nevojat e komuniteteve jo-shumicë dhe të ketë bashkëpunim më të madh. Rashiq e mirëpriti ndarjen buxhetore për subvencionim të ndërtimit të shtëpive për komunitetet jo-shumicë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *