Bota

NATO vendos; pako ndihmëse për Ukrainën, Suedia dhe Finlanda në aleancë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në konferencë për media pas Samitit të mbajtur në Madrid, ka thënë se aleanca është pajtuar për pako ndihmëse për Ukrainën.

Ai ka thënë se është udhëheqja dhe guximi i presidentit të Ukrainës Zelensky është frymëzues. Ka shtuar se do të vazhdojë të përkrahet Ukraina me ndihma ushtarake e financiare.

Është arritur dakordim për një pako gjithëpërfshirëse ndihmëse për Ukrainën.

Lexo më shumë  Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

“Një Ukrainë e fortë e pavarur është jetike për stabilitetin në Evropë”, tha Stoltenbergu.

Stoltenbergu po ashtu ka konfirmuar se Finlanda e Suedia janë ftuar që të bëhen anëtarë të NATO-s. Ftesa është bërë pas arritjes së marrëveshjes të martën mbrëma mes dy shteteve nordike dhe Turqisë. Turqia kundërshtonte anëtarësimin e Suedisë e Finlandës.

“Vendimi për të ftuar Finlandën e Suedinë për t’u bërë anëtare, dëshmon se dera e NATO-s është e hapur. Putini nuk ia ka arritur ta mbyllë derën”, ka thënë Stoltenbergu.

Lexo më shumë  Nga dollarët, te municionet, armët dhe dronët, shpallet nesër paketa e ndihmës 6 mld USD për Ukrainën

Ai ka treguar se prezenca e NATO-s do të rritet në rajonin e Baltikut dhe nordik.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *