Bota

NATO po heton disa hakera që po shesin të dhënat e një firme raketash

NATO-ja po vlerëson ndikimin e një shkeljeje të të dhënave të dokumenteve të klasifikuara ushtarake, të cilat janë shitur nga një grup hakerësh në internet.

Të dhënat përfshijnë projekte të armëve që përdoren nga aleatët e NATO-s në konfliktin në Ukrainë, raportoi BBC të premten.

Hakerët kriminelë po i shesin dosjet pasi kanë vjedhur të dhëna, të lidhura me një prodhues të madh të armëve.

MBDA Missile Systems, me seli në Francw që është një prej prodhuesve më të mëdhenj të armëve në botë, tha se informacioni i saj ishte hakuar nga një hard disk i jashtëm i komprometuar, duke shtuar se po bashkëpunonte me autoritetet në Itali, ku ndodhi shkelja e të dhënave.

Lexo më shumë  Të pasurit që po ikin nga “qeveria shtypëse” në Serbi po shkojnë drejt Malit të Zi

Kuptohet se hetimet janë të përqendruara rreth një prej furnizuesve të MBDA-së.

“Ne po vlerësojmë pretendimet në lidhje me të dhënat që supozohet se janë vjedhur nga MBDA. Ne nuk kemi asnjë indikacion që ndonjë rrjet i NATO-s është komprometuar”, ka thënë nwj zwdhwnws i NATO-s në një deklaratë.

Kriminelët kibernetikë, që operojnë në forume ruse dhe angleze, po shesin 80 GB të të dhënave të vjedhura për 15 Bitcoin, dhe pretendojnë se ia kanë shitur arkën të paktën një blerësi të panjohur deri më tani.

Në reklamën e tyre për të dhënat e vjedhura, hakerët pretenduan se kishin “informacion të klasifikuar për punonjësit e kompanive që morën pjesë në zhvillimin e projekteve të mbyllura ushtarake”, si dhe “dokumentacion projektimi, vizatime, prezantime, materiale video dhe foto, marrëveshje kontratash dhe korrespondencë me kompani të tjera”.

Lexo më shumë  Të sanksionuar nga SHBA-ja, por Borrelli mezi pret të punojë me Qeverinë e re të Serbisë

MBDA Missile Systems u krijua në dhjetor të vitit 2001 pas bashkimit të kompanive të sistemeve të raketave në Francë, Itali dhe Mbretëri të Bashkuar.

Ajo ka 13,000 punonjës dhe është një sipërmarrje e përbashkët e Airbus, BAE Systems dhe Leonardo.

Vitin e kaluar ajo publikoi të ardhura në vlerë prej afro 4 miliardë dollarësh dhe numëron Ministrinë e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, ushtrinë amerikane, Bashkimin Evropian dhe NATO-n si klientë të sistemeve të saj të armëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *