BotaKryesore

NATO ngre avionë luftarakë pas sulmeve raketore të Rusisë në Ukrainë

Aeroplanë luftarakë nga vendet e NATO-s, përfshirë Poloninë dhe Suedinë, u ngritën në ajër gjatë natës së 18-19 gushtit, pasi Rusia nisi një valë të re sulmesh me raketa me rreze të gjatë veprimi në territorin e Ukrainës.

Ushtria polake njoftoi se për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore, është aktivizuar gjendja e gatishmërisë së lartë, ndërsa avionët polakë dhe aleatë kanë filluar operacionet mbrojtëse. Në deklaratë theksohet se edhe avionët suedezë Gripen, të stacionuar pjesërisht në Poloni, kanë ndihmuar në sigurimin e qiellit polak.

Lexo më shumë  Zbardhet dosja e re/ Si Maksim Et’hemaj i Aviacionit Civil merrte tendera dhe licencë për panele diellore nga Balluku, kompania në emër të motrës që punon si shefe kuzhine jashtë vendit dhe kunatit

Sipas Forcës Ajrore të Ukrainës, gjatë sulmit Rusia përdori 270 dronë të tipit Shahed, pesë raketa balistike Iskander-M dhe pesë raketa KH-101.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi takime në Uashington me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqës të tjerë evropianë, në kuadër të negociatave për paqen në luftën Rusi-Ukrainë.

Rruga Press

Lexo më shumë  Ja pse ekonomia e një vendi nuk mund të zhvillohet me para të pista
YouTube player