Bota

NATO dhe BE-ja nënshkruajnë deklaratë të përbashkët për Ukrainën

NATO është zotuar të “forcojë” mbështetjen për Ukrainën pas nënshkrimit të një deklarate të përbashkët me Bashkimin Evropian të martën.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e quajti “partneritetin strategjik” midis BE-së dhe NATO-s “më të rëndësishëm se kurrë”, në kohën kur lufta e ashpër e Rusisë në Ukrainë po i afrohet 11-mujorit, raportoi CNN-i të martën.

“Ne duhet të vazhdojmë të forcojmë partneritetin midis NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe duhet të forcojmë më tej mbështetjen tonë për Ukrainën”, ka thënë Stoltenberg në Bruksel, pas nënshkrimit të deklaratës së tretë të përbashkët BE-NATO me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Lexo më shumë  Biden dhe Zelensky nënshkruajnë marrëveshje të sigurisë

“Ne e dimë se duhet të forcojmë dhe ta thellojmë tani këtë partneritet më shumë se 20-vjeçar, sepse siguria e Evropës është e sfiduar dhe ajo është nën kërcënim”, u tha von der Leyen gazetarëve.

“Partneriteti BE-NATO do të bëhet edhe më i rëndësishëm pasi Finlanda dhe Suedia të bëhen anëtarë të plotë të NATO-s me pranimin e tyre”, shtoi von der Leyen.

Shefja e Komisionit Evropian përmendi sabotimin e tubacioneve Nord Stream si një shembull të nevojës “për të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e infrastrukturës së rrjetit tonë”.

Lexo më shumë  SHBA, Kievi dhe aleatët, refuzojnë ofertën e Putinit për armëpushim

Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e mbajtjes së “presionit ndaj Kremlinit”, duke thënë se BE-ja së shpejti do të vendosë sanksione ndaj vendeve, përfshirë Bjellorusinë dhe Iranin, të cilët mbështesin ushtarakisht luftën e Rusisë në Ukrainë.

NATO ka mbetur e palëkundur në mbështetjen e saj për Ukrainën që kur rusët nisën luftën e tyre në shkurt, me aleatët perëndimorë që dërguan miliarda dollarë armë dhe ndihma të tjera në Kiev.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *