Bota

NATO dëbon tetë pjesëtarë të misionit rus, premtohet hakmarrje

Tetë anëtarë të misionit rus pranë aleancës ushtarake të NATO-s janë dëbuar pas dyshimeve se punonin në fshehtësi si agjentë të zbulimit. Reuters shkruan se të dëbuarit, sipas një zyrtari të NATO-s ishin punonjës të padeklaruar të inteligjencës ruse.

NATO-ja tha gjithashtu se do të shkurtojë numrin e vendeve që organizata i akrediton Rusisë. Aleanca nuk ka dhënë shpjegime lidhur me vendimin që futet në fuqi në fund të tetorit.

Lexo më shumë  Gjermania do të dislokojë njësi detare në Mesdhe para një misioni të mundshëm në Ngushticën e Hormuzit

“Mund të konfirmojmë se kemi tërhequr akreditimin e tetë anëtarëve të misionit rus në NATO, të cilët ishin punonjës të padeklaruar të inteligjencës ruse”, tha një zyrtar i NATO-s. Politika e NATO-s ndaj Rusisë mbetet konsistente. Kemi forcuar masat përmbajtëse dhe mbrojtjen në përgjigje të veprimeve agresive të Rusisë, ndërsa në të njëjtën kohë ne mbetemi të hapur për një dialog kuptimplotë,”- tha zyrtari. 

Nga ana tjetër deputeti rus Leonid Slutsky, kreu i komisionit të çështjeve ndërkombëtare të dhomës së ulët të parlamentit, tha se Moska do të hakmerrej, por nuk dha detaje.

Lexo më shumë  Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit

Agjencia ruse e lajmeve Interfax shkruan se marrëdhëniet NATO-Rusi janë përkeqësuar në mënyrë të vazhdueshme që kur Moska aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014. NATO-ja dhe Rusia gjithashtu nuk pajtohen për çështje të tilla si zhvillimi i raketave bërthamore ruse dhe shkelja e hapësirës ajrore të NATO-s.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *