Bota

NASA zbulon fotot që nuk janë parë kurrë më parë nga shpërthimi i yllit supergjigant Betelgeuse

NASA ka zbuluar imazhe (të pa parë më parë) të shpërthimit të yllit supergjigant të kuq Betelgeuse, i cili i përket yjësisë së Orionit.

 Fotot datojnë në fund të vitit 2019, kur ylli, i cili shkëlqen si një perlë e kuqe në shpatullën e sipërme të djathtë të Orionit, pësoi një errësim të papritur. 

Supergjigandi vazhdoi të dobësohej në vitin 2020.

Disa shkencëtarë spekuluan se ylli do të shpërthente si një supernova dhe që atëherë janë përpjekur të përcaktojnë se çfarë ka ndodhur me të.

Lexo më shumë  Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në Bruksel kalon nëpër Sofje

Tani, astronomët kanë analizuar të dhënat nga Teleskopi Hapësinor Hubble dhe observatorë të tjerë dhe besojnë se ylli ka  humbur një pjesë të konsiderueshme të sipërfaqes së tij të dukshme. 

“Ne kurrë nuk kemi parë një nxjerrje të madhe në masë nga sipërfaqja e një ylli. Ka diçka që po ndodh por që nuk e kuptojmë plotësisht, “tha Andrea Dupree, një astrofizikan në Qendrën për Astrofizikën Harvard & Smithsonian në Kembrixh, Massachusetts, në një deklaratë.

Lexo më shumë  Parlamenti kroat miraton qeverinë e Plenkoviçit. Ja partneri qeverisës i kryeministrit kroat

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *