Argument

Narracioni i Gjykatës Speciale po përdoret edhe për Asociacionin

Nga Xhevdet Pozhari

Dikur edhe për Gjykatën Speciale thuhej se do të triumfojë drejtësia, se ajo do ta vërtetoj pastërtinë e luftës, se nuk është asgjë!

Sot dëshmohet krejtësisht e kundërta. Me dënimet drakonike dul dardh me bisht.

Narracioni i njëjtë po përdoret edhe për Asociacionin. Nuk është kurgjo, kurrfarë rreziku nuk ka. Me qenë ashtu, Serbia nuk do të insistonte vazhdimisht!

Pastaj ku është logjika gjithë atë pushtet dhe krejt ato privilegje që i ka me Kushtetutë t’i gëzoj një minoritet që nuk i ka as 5%? Ndërkohë që në Maqedoninë e Veriut i ke shqiptarët gati 30%, larg të drejtave të tyre!

Përfundimisht, një herë gjithkush mund të mashtrohet – siç ndodhi me Gjykatën Speciale! Dy herë i bjen që e ka meritu edhe të parën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *