Lajme

Nagavci ua konfirmon drejtorëve komunalë të arsimit: Mësimi fillon me 1 shtator me prezencë fizike në shkolla

Kolegjiumi për Arsim i Asociacionit të Komunave të Kosovës me drejtorët komunalë të arsimit ka mbajtur sot takim lidhur me përgatitjet që janë bërë për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/22, e ku ka marrë pjesë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Në njoftimin e lëshuar nga Asociacion i Komunëve të Kosovës  thuhet se në këtë takim u konkludua se janë bërë të gjitha përgatitjet nga ana e Komunave të Kosovës dhe Ministrisë në mënyrë që viti i ri shkollor të fillojë më 1 shtator me prezencë fizike në shkollë dhe me orar të plotë.

Ministrja Nagavci theksoi se rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), por edhe praktikat botërore, tregojnë se mësimi këtë vit shkollor po fillon me prezencë fizike në shkollë.

Lexo më shumë  Flamuri bashkon shqiptarët, qytetarët e Kosovës rezervojnë në Shqipëri për festat e nëntorit

Ajo i informoi drejtorët komunalë të arsimit për përgatitjet që janë bërë nga ana e Ministrisë për fillimin e vitit shkollor.

Ministrja theksoi se tashmë ka filluar shpërndarja e teksteve shkollore dhe shumë shpejt DKA-të do të kenë edhe protokolet dhe Udhëzuesin e rishikuar për organizimin e mësimit në kushte të pandemisë.

Ajo falënderoi drejtorët komunalë, por edhe të gjithë akterët e tjerë që menaxhojnë me situatën pandemike, për punën që kanë bërë deri më tani. Por, ajo theksoi nevojën e bashkëpunimit edhe më të shtuar për fillim të këtij viti shkollor, duke pasur parasysh situatën pandemike në vend.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Ministrja Nagavci, po ashtu, iu bëri thirrje edhe mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve, që të kujdesen maksimalisht, duke zbatuar masat e rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK, në mënyrë që nxënësit të mos humbin edhe më tutje në procesin mësimor.

Drejtori Ekzekutiv i Asosiacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi dhe kryetari i Kolegjiumit për Arsim, Besim Avdimetaj theksuan se është lajm i mirë fillimi i vitit shkollor me prezencë në shkollë.

Ndërsa, Drejtorët e DKA-ve thanë se shkollat janë përgatitur për fillim të vitit shkollor, ndërsa sipas statistikave që ata paraqitën, mesatarja e personelit arsimor të vaksinuar me njërën dhe me të dy dozat e vaksinës është rreth 70 për qind deri më tani. /Telegrafi/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *