KryesoreLajme

Nagavci kërkon zhbllokim të procesit për presidentin: Shteti nuk pret

Shefja e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se çështja e zgjedhjes së presidentit po bllokohet nga disa deputetë, duke aluduar në opozitë.

Nagavci tha se një nga temat që e përshkon mendimin e akademikut Rexhep Qosja është mungesa e guximit për të thënë të vërtetën kur ajo është e vështirë, duke theksuar se problemi nuk qëndron te mosdija e së vërtetës, por te mosshprehja e saj.

Lexo më shumë  KLSH rekomandoi shkarkimin e Pirro Vengut: Raporti zbulon mbi 8 mln euro të ardhura të munguara, 205 mijë euro dëm ekonomik dhe shkelje financiare milionëshe në Portin e Durrësit

“Një nga temat që e përshkon mendimin e tij është pikërisht kjo: mungesa e guximit për të thënë të vërtetën kur ajo është e vështirë. Për të, problemi nuk ishte se e vërteta nuk dihej. Problemi ishte se shpesh ajo nuk thuhej. Dhe kur nuk thuhet, ajo zëvendësohet me justifikime. Kjo është arsyeja pse Rexhep Qosja do të mbetet përjetësisht aktual. Sepse ai nuk e kritikoi vetëm kohën e vet. Ai kritikoi një mënyrë të të bërit politikë që, për fat të keq, vazhdon të shfaqet edhe sot. Pra, shmangia e vendimit, relativizimi i përgjegjësisë, zëvendësimi i qëndrimit me kalkulim”, tha ajo.

Lexo më shumë  Një sprint i fundit për investitorët para kufizimeve të BE-së?

Ajo shtoi se presidenti duhet të dalë nga një proces i rregullt, duke theksuar nevojën për vendimmarrje.

Rruga Press

YouTube player