Lajme

Nafta rrit kostot e transportit, vendqëndrimi e konkurenca, shqetësimet e taksistëve

Sindikata e taksistëve të Shqipërisë ankohet për rritjen e çmimit të karburantit, duke thënë se duhet të ketë 100 lekë rritje të biletës për kilometër, në mënyrë që të përballohen kostot.

Ata gjithashtu kërkojnë vëmendjen e bashkisë së Tiranës për respektimin e vendqëndrimeve të taksive, për të cilat thonë se herë pas herë kanë pasur edhe konflikte fizike.

Kur karburanti po shkon drejt çmimit 200 lekë për litër, edhe taksistët kërkojnë rritjen e biletës më 100 lekë për kilometër.

Kjo pasi e kanë të vështirë të përballojnë situatën, duke thënë se më shumë humbin se sa fitojnë.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

“Me ngritjen e karburantit i takon me rrit 100 lekë për km.”

Por veç çmimit të lart të karburantit, shqetësim mbeten edhe vendqëndrimet. Numri i tyre është shumë i ulët në krahasim atë të taksive.

Gjithashtu mos respektimi i këtyre parkimeve shpesh ka sjellë edhe konflikte verbale e fizike, Kreu i Sindikatës Bilbil Cara thotë se në polici ka disa denoncime për këtë çështje.

“Ka taksi më shumë se vendet, dhe ato pak vende që janë, zihen nga të fortët, nga policës. Kemi qenë edhe në rajon për këtë punë.”

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

Ky konflikt vjen pasi, bashkia nuk merr masa, pavarësisht denoncimeve.

“Lajmëron policinë bashkiake nuk vjen, lajmëron 112, ajo thirr policinë bashkiake, vjen policia bashkiake e shikon se e kujt është makina dhe ikën.”

Sindikata e taksive ankohet edhe për konkurrencën e pandershme dhe sipas tyre këto automjete pa licencën e nevojshme qarkullojnë më së shumti në periferi dhe janë lehtësisht të dallueshme.

“Pak janë brenda unazës, shumica është në periferi, kurse në rrethe është skandal fare.”

Në këto kushte, sindikata e taksistëve nuk përjashton mundësinë e protestave për të kërkuar lehtësim të situatës.

Rruga Press

YouTube player