Kuriozitete

Muzeu që shpalos anën argëtuese të robotikës

Një muze i robotikës në Moskë i ka vënë vetes qëllim që t’i inspirojë fëmijët që të bëhen inxhinierë dhe të merren me robotikë. Po ekspozon robotë industrialë, humanoidë e madje edhe robotë kërcimtarë

Është një festë me robotë dhe të gjithë janë të ftuar. Në muzeun interaktiv “Robostacioni” në Moskë vizitorët mund të njihen me lloje të ndryshme robotësh, të shohin aftësitë e tyre teknike, të kërcejnë me ta dhe të komunikojnë. Ka robotë industrialë, robotë kafshësh, robotë të ngjashëm me njeriun që lexojnë poezi, manipulues robotikë dhe shumë të tjerë.

Mes tyre është roboti Thespian që është prodhuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Emri i tij do të thotë “aktor” dhe ai mund të interpretojë skena, të recitojë poezi, të tregojë histori qesharake, t’u përgjigjet pyetjeve dhe të mbajë një dialog të shkurtër me vizitorët.

“Robotët janë si njerëzit, ata gjithashtu kanë gjëra që u pëlqejnë dhe nuk u pëlqejnë”, thotë ciceroni i “Robostacionit”, Subkhon Ziyabaev. “Më pëlqen të komunikoj me fëmijë dhe vajza të bukura. Më pëlqen kur rryma kërcen pak, gudulis. Më pëlqen edhe kur në mëngjes më nxjerrin nga kutia”, thotë Thespian.

Në muze, në një akuarium ka edhe peshq robotikë.

Lexo më shumë  Analiza nga Bloomberg/ Nëse je kaq i zgjuar, pse nuk je i pasur?!

Të punuar prej qelqi dhe plastike, ato janë plotësisht të mbyllura. Motorët e vegjël lëvizin pendët e tyre duke i lejuar ata të notojnë nën ujë.

Ato mund të jenë të pavarura, por edhe të telekomandohen. Ngjyra e tyre mund të ndryshohet dhe në vend të syve peshqit robotikë kanë sensorë lëvizjeje për të zbuluar pengesat dhe për të notuar rreth tyre.

Të gjithë robotët këtu kanë funksione të ndryshme – nga industriale në argëtuese, por shumica e tyre mund të përdoren, të lëvizin ose të ndërveprojnë.

“Ne përpiqemi ta bëjmë atë në mënyrë që edhe robotët tanë industrialë të kryejnë disa funksione të thjeshta”, ka treguar kreu i muzeut, Aleksey Melkov.

“Ne tregojmë kërcimtarë robotikë që punojnë në mekanizmat e orës, në servo të ndryshme (lloj motori). Ne tregojmë robotë që kryejnë funksione si në prodhim ashtu edhe të tillë që si mision kryesor kanë argëtimin”.

Organizatorët thonë se ekspozita u dedikohet njerëzve të moshës 5 deri në 105 vjeç, por audienca e tyre kryesore mbeten fëmijët.

Këtu ata mund të mësojnë rreth robotikës, të argëtohen, si dhe të marrin pjesë në programe edukative për aftësi praktike në modelimin 3D, programim, zhvillim të aplikacioneve, dizajn teknologjik dhe virtual, programimin VR dhe shumë programe të tjera.

Lexo më shumë  Mahniten shkencëtarët – vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

“Ne përpiqemi të sigurohemi që fëmijët të mos mbesin pa kuptuar se çfarë është robotika, ku aplikohet dhe si mund t’i ndihmojë në jetën e përditshme dhe njëkohësisht të argëtohen”, ka thënë Melkov.

“Robostacioni” ka rreth 40 robotë nga vende të ndryshme – Mbretëria e Bashkuar, Koreja e Jugut, Kina e Japonia.

Vizitorët gjithashtu mund të blejnë ose të marrin me qira një robot, nëse dëshirojnë.

Vizitorit të ri Fyodor Vagin i pëlqejnë robotët. Ai thotë se janë edhe argëtues, edhe funksionalë.

“Ato mund të vendosen të bëjnë ndonjë funksion, për shembull, të lajnë enët në vend timin ose thjesht mund të qeshni shumë si Boris, i cili ka një sens humori”, ka thënë ai.

Së fundmi në muze është hapur hapësira e re e instalimeve e quajtur “Laboratori për pranimin e së ardhmes”.

Këtu veprat e artit digjital tregojnë se si mund të duket e ardhmja.

“Këtu ka disa instalacione interesante, energji e madhe, dhe kur dilni nga këtu ka një qëndrim pozitiv. Nuk mund të them konkretisht pse, është thjesht e bukur, kaq”, ka thënë vizitorja Galina./koha/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *