Musliu: Serbia po tenton të krijoj kaos në Graçanicë, po përhapin dezinformata për Policinë së Kosovës
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar në lidhje propagandën e Serbisë që po bëhet në rrjetin social siç e ka quajtur ai rus, “Telegram”.
Përmes një postimi në Facebook, Musliu ka thënë se po bëhet përpjekje që në komunën e Gracanicës të krijohen tensione.
“Llogari serbe, ne rrjetin social rus Telegram, të ndërlidhura me Listën Serbe, po bëjnë përpjekje për kaos në Komunën e Graçanicës, në jug-lindje të Prishtinës”, tha ai.
Musliu u shpreh se “ata po përhapin dezinformatën se, gjoja “KFOR-i i ka paralajmëruar se, Policia e Kosovës do të ndërhyjë në shtëpinë e shëndetit në këtë vendbanim”.
Sipas tij “Kjo përpjekje është e sinkronizuar me deklaratën e sotme të Aleksandar Vuçiqit se, “janë sulmuar të gjitha vendbanimet – enklavat – serbe”.
Në fund ai theksoi se kjo është një tjetër përpjekje e Serbisë që “që të nxisë reaksionin e qytetarëve serbë në Kosovë”.
Rruga Press