Uncategorized

Kievi thotë se Rusia po refuzon t’i riatdhesojë trupat e pajetë të ushtarëve ukrainas – çfarë po fsheh Kremlini në rastin e rrëzimit të aeroplanit?

Kremlini mohoi të premten pretendimet e Kievit se kishte injoruar kërkesat për kthimin e eshtrave të të burgosurve ukrainas të luftës që dyshohet se vdiqën në një aksident aeroplani ushtarak javën e kaluar.

“Administrata nuk [e mori kërkesën e Kievit]”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shkruan themoscowtimes.

Zëdhënësi i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës GUR, Andriy Yusov tha të enjten se Rusia po injoronte kërkesën e Kievit për riatdhesimin e trupave.

Moska akuzon Kievin se ka përdorur një sistem raketash tokë-ajër të prodhuar nga SHBA-ja, Patriot, për të rrëzuar aeroplanin transportues ushtarak rus Il-76, i cili u rrëzua pranë kufirit me Ukrainën më 24 janar.

Lexo më shumë  Serwer e Stradner japin alarmin nga SHBA për rrezikun që vjen nga Vuçiqi

Rusia pretendon se 65 ushtarakë ukrainas gjatë rrugës për një shkëmbim të planifikuar të të burgosurve u vranë së bashku me nëntë anëtarë të ekuipazhit rusë dhe oficerë të policisë ushtarake.

Jusov tha se të burgosurit e luftës që Moska pretendon se kanë qenë në bordin e aeroplanit do të konsiderohen ende robër derisa të konfirmohet vdekja e tyre.

Ai shtoi se 65 ushtarakët ukrainas nuk ishin në mesin e atyre që u shkëmbyen në fillim të kësaj jave pas rrëzimit të Il-76.

Lexo më shumë  Ua mësynë më tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Komiteti Hetues i Rusisë, i cili heton krimet e mëdha, tha të enjten se testet gjenetike të 670 pjesëve të trupave të gjetura nga vendi i aksidentit kishin konfirmuar “në mënyrë të qartë” identitetin e 65 ushtarëve.

Nuk ishte e mundur menjëherë të verifikoheshin në mënyrë të pavarur këto pretendime. Ukraina nuk e ka konfirmuar apo mohuar përfshirjen e saj në aksident.

YouTube player
YouTube player