Murati: Qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt të këtij viti shënon +4.8% rritje
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar në Facebook rreth fjalëve se klima biznesore në Kosovë është e brishtë dhe nuk ka tërheqje të investuesve.
Murati thotë se gjatë periudhës janar-shkurt të këtij viti qarkullimi i bizneseve ka shënuar një rritje prej 4.8 % krahasuar me vitin 2023.
Tutje ai ka thënë se pretendimet se Kosova nuk ka klimë të mirë biznesore janë qëllimkeqe.
“Qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt të këtij viti, krahasuar me vitin 2023, shënon +4.8% rritje.
Këto janë të dhënat zyrtare, të deklaruara në ATK.
Çdo pretendim tjetër nëpër studio televizive ose është i keqinformuar, ose qëllimkeq.
Ndërmarrësit tanë e bizneset tona e kanë dëshmuar tash e sa kohë që u bëjnë ballë të gjitha sfidave.”
Ai ka thënë se investitorët e huaj pyesin se “a do të ketë luftë”.
Rruga Press