KryesoreLajme

Murati publikon të dhënat mbi mos rritjen e pensioneve, kur opozita ishte në pushtet

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar se partitë opozitare janë mobilizuar për të treguar se rritja e pensioneve nuk është e mjaftueshme.

Sipas Muratit, mobilizimi i tyre ka qenë edhe për të thënë se opozita në fakt do t’i rrisë pensionet shumë më shumë.

Duke publikuar disa statistika, udhëheqësi i dikasterit të Financave deklaroi se me të parë prapa në kohë, në qeverisjet paraprake nuk ka pasur rritje të konsiderueshme pensionesh.

Murati thotë se në qeverinë Mustafa nuk është rritur fare pensioni, e në qeverinë Haradinaj është rritur për 15 euro gjatë mandatit.

Lexo më shumë  Konjufca: Institucionet e sistemit gjyqësor të vendosin sa më parë drejtësi për Astritin

Ndërkaq, në qeverinë Kurti, Murati thotë se ka pasur 30 euro rritje të pensioneve gjatë mandatit dhe 4 herë shtesa nga 100 euro.

“Dhe përveç skemës së pensionit bazik, janë rritur pothuajse të gjitha skemat tjera, me një alokim shtesë prej 100 milionë euro për një vit fiskal” deklaroi Murati.

Ky është postimi i plotë i tij:

Dje e sot keni parë e dëgjuar mobilizim të hatashëm të partive opozitare teksa tregojnë se si rritja e pensioneve nuk është e mjaftueshme, dhe se ata do t’i rrisin shumë më shumë.

Por mjafton të shihet prapa në kohë për të parë se çfarë kanë bërë ata vetë kur ishin në pushtet.

Rritja e pensionit bazik të moshës nëpër vite:

Qeveria Mustafa (PDK+LDK) me Ministër të Financave Avdullah Hotin:

+0 euro rritje gjatë mandatit.

Qeveria Haradinaj (PDK+AAK+Nisma) me Ministër të Financave Bedri Hamzën:

+15 euro rritje gjatë mandatit.

Qeveria Kurti:

+30 euro rritje gjatë mandatit, dhe 4 herë shtesa të njëhershme nga 100 euro.

Dhe përveç skemës së pensionit bazik, janë rritur pothuajse të gjitha skemat tjera, me një alokim shtesë prej 100 milionë euro për një vit fiskal.

Rruga Press

YouTube player