KryesoreLajme

Murati publikon statistikat: Pagat në Kosovë janë rritur 53% gjatë qeverisë Kurti, 3 herë më shumë se në qeveritë Mustafa e Haradinaj

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se pagat në vend janë rritur 53% përgjatë Qeverisë Kurti.

Murati përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) të premten ka publikuar të dhënat më të fundit për pagën mesatare në vend, e cila për vitin 2025 ka shënuar vlerën 713 euro bruto.

Lexo më shumë  Protesta është politike, problemi është se kemi harruar çfarë do të thotë politikë

Kjo siç tha ai “përkthehet në rritje prej 247 euro apo 53% nëse e krahasojmë me nivelin që e kemi gjetur në fillim të mandatit (2020-2025). Kurse për periudhën 5 vjeçare para Qeverisë Kurti (2014-2019), paga mesatare në vend ishte rritur vetëm 74 euro apo 18%”.

Ai tha se kjo do të thotë se rritja e pagës mesatare me Qeverinë Kurti ka qenë 3-fish më e madhe sesa me qeveritë Mustafa e Haradinaj.

Lexo më shumë  “U vendos kur qeveriste Saliu dhe Lulashi”, aktivisti jep lajmin në protestë: Një tjetër gardh u hoq në Kakome

“Këtë e thonë të dhënat zyrtare të ASK-së. Prandaj i lus edhe mediat dhe analistët nëpër studio, që sa herë të flasin për rritje pagash, t’u referohen statistikave konkrete e zyrtare, sepse kjo e bën shumë më të lehtë mirë-informimin e qytetarëve”, ka shkruar ndër të tjera Murati.

YouTube player