Lajme

Murati për kriptovalutat: E padrejtë që të subvencionohet fitimi i dikujt në kurriz të qytetarëve

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se vendimi për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave është i duhur, marrë parasysh gjendjen me energji.

Ai gjatë prezantimit të rezultateve vjetore në Doganën e Kosovës tha se është e nevojshme që të merret ku vendim, në mënyrë që të kursehet xhepi i qytetarëve.

“Do të ishte shumë e padrejtë që ne si shtet të subvencionojmë fitimin e dikujt në kurriz të qytetarëve tjerë. Prandaj ka qenë e nevojshme që të merret ky vendim që të kufizohet përkohësisht prodhimi i kriptovalutave në mënyrë që të kursejmë xhepat e qytetarit. Për shkak se për përfitim të disave rritet kostoja apo bëhet barrë e gjithë taksapaguesve të tjerë. Kjo ka qenë arsyeja”, ka deklaruar ai.

Lexo më shumë  Nga 23 lekë në prodhim deri në 250 lekë për shishe në restorante, kostot që po rrisin çmimin e ujit

Gjatë kësaj jave, Qeveria e Kosovës ka njoftuar se institucionet kompetente do të angazhohen që të ndalojnë prodhimin e kriptovalutave, pasi dyshohet se pajisjet me të cilat prodhohen ato, shkaktojnë konsum të lartë të energjisë elektrike.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *