Lajme

​Murati për ish-Qeverinë Hoti: Keni lënë miliona euro borxhe

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati është përplasur me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në seancën e sotme plenare të Kuvendit.

Murati ka akuzuar ish-Qeverinë Hoti se ka lënë 40 milionë euro borxh në bujqësi, 180 milionë euro për shpronësime dhe 110 milionë euro borxh për Trustin.

“Për ekonomi nëse doni mund të bëjmë një debat edhe mund t’iu shpjegoj në detaje se si funksionon çmimet, deficiti buxhetor dhe buxheti. Por të hyrat shtesë sapo e shpjegova se ku kanë shkuar, madje një pjesë e madhe e tyre është dashur të paguhen faturat që i keni lanë dhe kemi plotë fatura të papaguara. S’është çështje e prokurorisë, është faturë që e ke lënë pa paguar dhe është borxh. Keni lënë 40 milionë euro në bujqësi, 180 milionë për shpronësime, miliona tjera borxhe dhe 110 milionë euro borxhe për Trustin”, tha Murati.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Ai foli edhe projektet në energjinë, ku përsëriti se fondet e MCC-së nuk kanë humbur, derisa adresoi kritika edhe për tregtarët për manipulime me çmime.

“Nuk mund të thuhet se nuk po bëni asgjë për energjinë, kur në fakt projekti alternativ ka qenë i paraparë tek pas 10 vjetësh, e që po ashtu është ende opsion, vetëm kemi vendos që t’i shtetëzojmë mjetet që janë të parapara tani. U përmend edhe subvencionim i energjisë elektrike, i cili është bërë sepse për bizneset përbënë kosto që i pastaj i bartet konsumatorit. Pra në mënyrë që mos të kemi një presion shtesë inflacionit, si arsyetim për rritje të çmimit kemi dashur të mbulojmë amvisëritë, bizneset dhe prodhuesit. Por po më vjen mirë që në këtë kuvend më fund po pranohet se ka pasur manipulime edhe nga tregtarët. Po më vjen mirë që deputetët e opozitës po pranohet se ka pasur manipulime edhe nga tregtarët, pasi deri më sot sulmin e vetëm e kanë pasur vetëm ndaj qeverisë”, tha ai.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *