Murati: Për herë të parë në Kosovë kemi mbi 410 mijë vende pune aktive
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati vlerëson se Qeveria në secilën mbledhje po i mbështet prodhuesit dhe ekonominë, përmes vendimeve që po i merr.
“Dje ndamë edhe 2.5 milionë euro mbështetje për subvencionimin e kredive investuese, për prodhuesit vendorë, në kuadër të Masës 2.1. Në mbledhjen paraprake të Qeverisë, miratuam edhe lirimin nga dogana për disa lëndë të para si dhe për pjesët rezervë të makinerive prodhuese”, ka shkruar Murati.
Sipas tij për herë të parë në Kosovë momentalisht janë mbi 410 mijë vende pune aktive.
“Rezultatet patjetër se nuk do të mungojnë – për herë të parë kemi mbi 410 mijë vende pune aktive, dhe numri i të rinjve të punësuar nën moshën 25 vjeç është dyfishuar”, ka shkruar ministri në Facebook.
Rruga Press