KryesoreLajme

Murati: Për herë të parë ATK kalon shifrën prej 1 miliardë euro tatime të mbledhura brenda vitit

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka dhënë një lajm të mirë. Ai ka thënë se ATK për herë të parë, ka arritur të tejkaloju shifrën prej 1 miliardë eurove tatime të mbledhura brenda vitit.

Këtë, Murati e ka quajtur rekord historik, e që ka thënë se është arritur ende pa përfunduar viti fiskal, më 16 dhjetor.

Lexo më shumë  Admirali Dragone: Nuk ka plan për reduktim të trupave të NATO-s në Kosovë

Ai ka thënë se kjo arritje përbën më shumë se dyfishim të mbledhjes së tatimeve brenda vendit, nga 467 milionë euro në mbi 1 miliardë euro për 5 vite.

“Gjatë së njëjtës periudhë:

– Qarkullimi i bizneseve është rritur nga 12 miliardë euro në 25 miliardë euro

– Fitimi i korporatave është rritur nga 900 milionë euro në 2.3 miliardë euro

Lexo më shumë  Nagavci: Nuk jemi njoftuar për nënshkrimet pa emër specifik të LDK-së, as unë e as Kurti

– Numri i vendeve të punës është rritur nga 350 mijë në 435 mijë”, ka shkruar Murati në Facebook

Rruga Press

YouTube player