KryesoreLajme

Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 100 euro

Pas mbledhjes së Qeverisë në konferencë për media doli ministri Hekuran Murati. Shefi i kuletës së shtetit bëri të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për ndarjen e shtesave nga 100 euro për të gjithë përfituesit e shtesave për fëmijë deri në 16 vjeç dhe të gjithë përfituesit e skemave pensionale.

“Mjetet përkatëse janë ndarë në kodet përkatëse dhe jemi duke bërë përgatitjet. Listat janë përgatitur në mënyrë që të provojmë gjatë ditës të bëhet ekzekutimi i shtesave. Përveç pagave që janë ekzekutuar sot, pritet të bëhet ekzekutimi edhe i shtesave për fëmijë e pensionmarrësit”, tregoi ai.

Lexo më shumë  Moti i keq - nisin avaritë dhe problemet me energjinë elektrike në Maqedoninë e Veriut


Ministri ka folur edhe rreth formularit të prezantuar për ata që nuk duan të përfitojnë këtë shumë.


“Sa i përket formularit të prezantuar ka qenë si rrjedhojë apo nevojë e kërkesave dhe ankesave. Listat janë automatike, gjithë ata që kanë përfituar nga shtesat e fëmijëve apo që përfitojnë nga skemat pensionale në mënyrë automatike gjenerohen listat.

Duke qenë se ekziston kjo nevojë e gjenerimit automatik kemi dashur ta ofrojmë mundësinë që nëse do dikush vullnetarisht të tërhiqet ta ofrojmë këtë mundësi. Kanë qenë 60 aplikime të pranuara, por jo të gjitha janë përfitues ka të tilla që nuk gjenden fare në listat e aplikimeve e një pjesë tjetër po bëhen verifikimet nga komisioni. Bëhet fjalë për një numër tejet të vogël, minimal”, tha ai.

Lexo më shumë  Shkon në 80 mijë numri i aplikimeve nga diaspora për të votuar. Sot dita e fundit


Ai tha se nuk mund të shpalosin informata sensitive se kush është përfitues. “Është skemë universale nga e cila mund të përfitojnë të gjithë, por u takon familjeve nëse duan të aplikojnë”.

Rruga Press

YouTube player