Lajme

Murati opozitës: E patët sjellë qytetarin në gjendje ta shiste votën për 20 euro

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, i është kundërpërgjigjur opozitës, duke thënë se në kohën e pushteteve të kaluara qytetarët detyroheshin të shisnin vota për 20 euro.

Murati në Kuvend ka thënë se nuk e kupton se si “opozita po shkon aq larg sa të dëshirojë që Kosova të zbrazet”.

“Me gjithë këto kriza jemi vendi që kemi dalë më së miri në rajon. Si shtet, si Qeveri kemi marrë të gjitha masat e mundshme që kanë qenë në dorën tonë. Kemi arritur të çojmë buxhetin e Kosovës në 3.6 miliardë euro. Të gjitha këto të mbledhura shkojnë në mbështetje të atyre që kanë nevojë. E kemi pakon mbështetëse më të madhe në rajon dhe megjithatë kemi arritur të ruajmë stabilitetin fiskal. Janë mbi 100 milionë euro investimeve vetëm në kapacitete prodhuese. Janë mbi gjysmë miliardi euro investime të kontraktuara në sektorin e energjisë, ku mbi gjysma e tyre janë grante. Si qeverisje kemi dëshmuar që jemi të korruptuar dhe natyrisht mbështetja nuk mungon”, ka thënë Murati.

Lexo më shumë  Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, konsiderohet si pasaportë për vendin

Ai ka folur edhe për rrugën Prishtinë – Mitrovicë.

“Mos pretendoni se e kemi bllokuar ne atë rrugë, ne e kemi zhbllokuar. Ka pasur probleme me shpronësime, dallavere me kontrata. Ka pas investime si kurrë më parë në fushën e sigurisë. Natyrisht ka shumë punë për të bërë. Ende pa arritur gjysmën e mandatit kemi arritur që të zgjidhim shumë probleme. Vetëm me krahasu, ka qenë një situatë në të kaluarën ku vota është blerë për 20 euro. Në atë gjendje e patët sjellë qytetarin. Tash 20 euro i marrin çdo muaj, shtesa për fëmijë, e krejt çfarë duhet është me apliku online. 330 mijë fëmijë marrin shtesa”, tha Murati.

Lexo më shumë  Kurti takoi Cameron Alford, sot hyn në fuqi Programi Kompakt në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *