KryesoreLajme

Murati: Opozita po planifikon koalicion me Listën Serbe pas zgjedhjeve lokale

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se zgjedhjet lokale të ardhshme nuk janë vetëm për komunat, por edhe për të ardhmen politike të Kosovës.

Ai akuzoi opozitën se po përgatitet për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe për të formuar qeveri në koalicion me Listën Serbe.

“Sot po e thonë hapur në tubime e studio televizive se pas zgjedhjeve lokale do të bëhen bashkë për ta përmbysur qeverinë. Synimi i tyre është të vonojnë hapin e formimit të qeverisë, në mënyrë që koalicioni me Listën Serbe të zyrtarizohet vetëm pas zgjedhjeve komunale”, ka shkruar Murati.

Lexo më shumë  DASH riafirmoi mbështetjen për Kosovën, KFOR-in dhe transformimin e FSK-së, Maqedonci: Dëshmi e qartë e progresit në vend

Ai shtoi se në këtë proces, sipas tij, opozita po ndihmohet edhe nga Gjykata Kushtetuese, e cila e ka mbajtur Kuvendin të bllokuar për më shumë se një muaj.

Murati tha se në këto zgjedhje vendoset se cila qeveri do të udhëheqë vendin: një “Qeveri Kurti 3” që forcon shtetin, apo një qeveri që “pret Listën Serbe të kthehet nga Beogradi me instruksione për ta sabotuar Kosovën”.

Lexo më shumë  Manxhuka publikon listën e masave mbështetëse dhe rritjeve sociale për vitet 2021–2026 të Qeverisë Kurti

Rruga Press

YouTube player