KryesoreLajme

Murati në takimin e liderëve të Ballkanit në MV: Kosova e përkushtuar ndaj reformave të Planit të Rritjes

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dje ka marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Ky takim është fokusuar në diskutimet rreth Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se Murati ishte pjesë e panelit të dytë “Zooming in the Growth Plan Pillars” së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore të Komisionit Evropian dhe ministrave për çështje evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Lexo më shumë  Distria Krasniqi në finalen e Grand Slam-it të xhudos në Paris

Në fjalën e tij, Murati theksoi përkushtimin e Kosovës për zbatimin e reformave që parashihen me Planin e Rritjes, ku Kosova ishte ndër vendet e para që ka dorëzuar Agjendën e Reformave.

Më tej, ai përmendi se Kosova gjithashtu ka zbatuar hapat e paraparë për vitin 2024 dhe 2025 siç janë sistemi elektronik për menaxhimin e rasteve gjyqësore, sistemi i votimit elektronik në Kuvend dhe nisja e projektit më të madh të energjisë së ripërtërishme, atij për parkun me erë me kapacitet prej 100 MW.

Lexo më shumë  Trump refuzon të kërkojë falje për postimin racist ndaj çiftit Obama

“Ministri Murati përshëndeti propozimin e Komisionit Evropian për “Single Market Highway”, një iniciativë që do të lidhë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor me tregun e Bashkimit Evropian duke theksuar gatishmërinë e Kosovës për të bërë harmonizimin rregullativ të nevojshëm si dhe për të vazhduar me zbatimin e reformave dhe politikave konkrete drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, njofton Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Rruga Press

YouTube player