KryesoreLajme

Kurti pas takimit me presidenten: Do të bëjmë çmos ta konstituojmë Kuvendin në frymën e bashkëpunimit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se do të bëjnë gjithçka që Kuvendi i ri të konstituohet deri në fundin e korrikut dhe në frymën e bashkëpunimit mes partive politike.

Pas një takimi që zgjati rreth dy orë me presidenten Vjosa Osmani të mërkurën, Kurti u shpreh se afatet ligjore janë duke rrjedhur dhe se konstituimi i legjislaturës së re duhet të ndodhë në javën e fundit të korrikut.

Lexo më shumë  Rikthimi i gjigandit të abuzimit me tenderat/ Jonaid Myzyri i jep 3.9 milionë euro kompanive të lidhura me Tom Doshin

“Do të bëjmë çmos që në frymën e bashkëpunimit, me idenë e konsensusit apo kompromisit, ta realizojmë këtë gjë, në mënyrë që më pastaj të kalojmë te formimi i qeverisë së re”, ka thënë Kurti.

Ai bëri të ditur se në takim me Osmanin janë diskutuar të gjitha elementet përbërëse të procesit.

Kurti u shpreh se duhet pritur që të përfundojnë edhe takimet e presidentes me përfaqësuesit e partive të tjera, “për të vlerësuar nëse do të arrihet përparim i mjaftueshëm”.

Lexo më shumë  Si mori oligarku i Putinit 23 milionë dollarë në Shqipëri nga Rama

“Besoj duhet t’i japim shans edhe takimeve të tjera, e më pas të shohim cili është progresi”, u shpreh Kurti.

Rruga Press

YouTube player