KryesoreLajme

Murati kritikon Gjykatën Kushtetuese: Ligji për Pagën Minimale nuk është në fuqi për shkak të mos-publikimit të aktgjykimit të plotë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese për mos publikim të Aktgjykimit për Ligjin për Pagën Minimale.

Murati thotë se vendimi është marrë nga Gjykata para një muaji, por ende nuk ka publikuar vendimin.

“Aktgjykimi i plotë për Ligjin për Pagën Minimale ende nuk është publikuar, megjithëse ka kaluar më shumë se një muaj që nga publikimi i njoftimit nga Gjykata Kushtetuese që konstaton se Ligji për Pagën Minimale nuk bie ndesh me Kushtetutën”, thotë ai.

Lexo më shumë  Studentët sot mbajnë protestë kombëtare në orën 12:00, para Ministrisë së Arsimit edhe pedagogët

Tutje, ai ka shtuar se “janë me dhjetëra mijëra të punësuar që po e presin tash e një vit hyrjen në fuqi të këtij ligji, e me të edhe rritjen e pagës së tyre”.

“Sikur të mos mjaftonte vonesa prej 11 muajsh përgjatë shqyrtimit, ligji ende nuk është në fuqi për shkak të mos-publikimit të aktgjykimit të plotë”, vijon reagimi i tij.

Lexo më shumë  Tenderi 11.5 mln euro për spitalin në burgun e Shënkollit/ Pak ditë para dorëheqjes, Myzyri la jashtë 4 oferta më të lira, kontrata për kompaninë e Gentian Sulës nën hetim nga SPAK
YouTube player