KryesoreLajme

Murati: Komuna e Prishtinë dhe Përparim Rama ka shpallur tender në vlerë prej 16.5 milionë eurove që grumbullimin e mbeturinave t’ia japë një kompanie private. Kjo përkundër faktit që Komuna e Prishtinës ka Ndërmarrje Publike për grumbullimin e mbeturinave

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se Komuna e Prishtinës dhe Përparim Rama ka shpallur tender në vlerë prej 16.5 milionë eurove që grumbullimin e mbeturinave t’ia japë një kompanie private.

Murati në reagimin e tij në Facebook, ka pohuar se tenderi është shpallur përkundër faktit që Komuna e Prishtinës ka Ndërmarrje Publike për grumbullimin e mbeturinave.

Lexo më shumë  Reporterët Pa Kufij: “Mediat private më me ndikim në Shqipëri në pronësi të një numri të vogël kompanish që kanë lidhje me botën politike, veçanërisht në sektorë si ndërtimi"

“Pra, diçka që mund të kryhet nga Ndërmarrja Publike me pak më shumë bashkëpunim e koordinim, po tentohet t’i jepet një kompanie private, për 16.5 milionë euro. Ky është abuzim flagrant i parave të taksapaguesve, sepse po shpenzohet për një shërbim i cili tashmë ofrohet nga një ndërmarrje publike. Për më tepër, kjo nënkupton edhe falimentimin e ndërmarrjes publike dhe largimin nga puna të qindra punëtorëve”, ka shkruar ai.

Ai ka pyetur se ku është prokuroria për këtë rast.

Rruga Press

YouTube player