Lajme

Murati: FMN-ja e rendit Kosovën ndër vendet me rritjen më të shpejtë ekonomike në vitet e ardhshëm

Ministri i Financave të Kosovës, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se Kosova pritet të jetë ndër vendet me rritjen më të shpejtë ekonomike gjatë viteve të ardhshme, duke iu referuar një artikulli të publikuar nga Euronews mbi parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murati tha se Euronews ka publikuar një analizë ku, sipas projeksioneve të FMN-së, Kosova renditet ndër ekonomitë me perspektivën më të mirë të rritjes.

Lexo më shumë  Shqipëria një nga vendet kryesore të tranzitit të heroinës në Europë, dyfishohet dhe kokaina

“Euronews sot ka publikuar një artikull ku tregon se sipas FMN-së, Kosova pritet të jetë ndër top vendet me rritjen ekonomike më të shpejtë gjatë viteve të ardhshme”, ka shkruar Murati.

Rruga Press

YouTube player