KryesoreLajme

Murati: Buxheti per investime kapitale në vitin 2025 do të jetë 930 milionë euro

Qeveria e Kosovës ka miratuar buxhetin për vitin 2025, ë vlerë prej 3.6 miliardë euro.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se buxheti per investime kapitale në vitin 2025 do të jetë 930 milionë euro.

‘’Buxheti per investime kapitale në vitin 2025 do të jetë 930 milionë euro’’, ka shkruar Murati.

Lexo më shumë  Sot mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën 

Dje kryeministri Kurti, në një konferencë për media, ka premtuar se nga janari i vitit 2025 do të ketë rritje prej 55 euro të pagës, për të gjithë punëtorët e sektorit publik, ndërsa nga korriku do të ketë ngritje page prej 110 euro.

YouTube player