Lajme

Murati: Bëhet bartja e të hyrave vetanake të komunave

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati njoftoi se ka nisur bartja e të hyrave vetanake të komunave në vlerën prej 60 milionë eurosh.

“Në pajtim me Nenin 9.6 të Ligjit të Buxhetit, sot kam miratuar bartjen e të hyrave vetanake të komunave në vlerë prej 60 milionë eurove. Bartja në këtë formë bëhet për të hyrat vetanake që kanë qenë të alokuara, kurse për pjesën e pa-alokuar, bartja bëhet me vendime të kuvendeve komunale përkatëse”, ka njoftuar Murati.

Lexo më shumë  Pamje të reja të përplasjes së anijes me kontejnerë më tankerin që transportonte karburant për ushtrinë amerikane

Rruga Press

YouTube player