KryesoreLajme

Murati akuzon opozitën për bllokadën e financimeve ndërkombëtare: Refuzuan kredi me 0% kamatë, po ankohen për Planin e Rritjes

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka akuzuar opozitën për pengimin e financimeve ndërkombëtare që ishin parashikuar për Kosovën.

Murati tha se opozita për muaj të tërë ka refuzuar të ratifikojë marrëveshjen me Bankën Botërore në vlerë prej 90 milionë eurosh, një kredi me interes 0%, ndërkohë që tani po ankohet pse Kosova ende nuk ka përfituar nga Plani i Rritjes së Bashkimit Evropian — një mekanizëm që ofron kredi me kamatë shumë më të lartë, prej 3–4%.

Lexo më shumë  Reportazhi i francezëve: Në Sazan, në ishullin e Trampit

“Vonesa e përfitimit nga Plani i Rritjes vjen si pasojë e bllokadës që opozita ia bëri Kuvendit, duke pamundësuar ratifikimin e tij,” deklaroi Murati.

Ai shtoi se këto fonde janë jetike për zhvillimin ekonomik të vendit dhe për realizimin e projekteve prioritare që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Gjermania vendos në funksion mburojën kundër raketave balistike