KryesoreLajme

Murati: Aktgjykimi i Kushtetueses na mundëson që të ketë edhe votim të fshehtë

Deputeti i LVV-së, Hekuran Murati, ka thënë se propozimi për votim të fshehtë nuk është shkelje e Kushtetutës, siç po pretendon opozita.

Sipas tij, aktgjykimi i Kushtetueses në vitin 2014 mundëson që votimi të jetë i çfarëdo forme në mënyrë që të zgjidhet çështja e konstituimit.

“Siç edhe patë, është e qartë se kush po bllokon. PDK-ja, LDK-ja, Lista Serbe dhe AAK-ja u deklaruan kundër zhbllokimit të konstituimit të Kuvendit. Sipas aktgjykimit të Kushtetueses të vitit 2014 paragrafi 124, mundësohet që votimi të jetë i hapur, i fshehtë apo çfarëdo forme në mënyrë që të konstituiohet Kuvendi, synimi është konstituimi, jo bllokimi. Kushtetuesja ka paraparë se secila formë e votimit mund të përdoret. Edhe në pajtim me këshillën e presidentes, është në përgjegjësinë e deputetëve të gjejnë rrugë për zhbllokim dhe jo si të bllokohet. Shihet qartë që s’ka vullnet”, ka thënë Murati.

Lexo më shumë  23% e popullsisë në Shqipëri, jeton me 681 lekë në ditë

Murati pretendon se opozita nuk po do votim të fshehtë pasi do të kontrollojë deputetët. 

YouTube player

Lexo më shumë   Shqipëria 'kampionë' e ndotjes në Evropë/ Agjencia e Mjedisit: Renditemi të tretët për ajrin që vret