Lajme

Mungon përkrahja e shtetit, blegtorët në Kukës nuk i mbajnë dot më bagëtitë

Tregu i gjësë së gjallë në Kukës, dikur ishte një ndër tregjet më masive të gjithë qarkut. Çdo të diel banorët e këtyre zonave shisnin e blinin bagëti. Por në ditët e sotme ato pak fermerë të mbetur që mbarështojnë blegtorinë nuk po ia dalin dot të vetëm dhe pa përkrahjen e shtetit.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti priti në takim përfaqësues të BERZh-it

Në kushte kur edhe të rinjtë e kanë braktisur zonën dhe ato qe kanë mbetur nuk merren me bujqësi e blegtori, blegtorët nga Hasi dhe Kukësi shprehen se mungesa edhe e fuqisë blerëse, ka bërë që ata të ulin ndjeshëm numrin e bagëtive.

Edhe pse produktet e mishit të zonës së Kukësit, janë me cilësi të lartë për shkak të pozitës gjeografike, duket se në këto anë me këto ritme dhe kushte nuk do të jetë e largët dita kur nuk do të ketë me bagëti./a2/

Lexo më shumë  Raporti i Bankës Botërore: Punësimi në Shqipëri s’bazohet në meritë! Talentet nuk shpërblehen në administratën publike

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *