Sport

Kumbulla lojtarit anglez Abraham: Nuk ka shance të bësh gol

Shqipëria do të ndeshet kundër Anglisë në transfertën e Wembleyt.

Tifozët shqiptar presin shumë te Marash Kumbulla, mbrojtësi që duhet të mbajë gjithë peshën mbi shpatulla pas mungesës së Gjimshitit.

Në një intervistë për “Supersport”, Kumbulla ka treguar edhe bisedën që ka bërë me shokun e skuadrës te Roma, Abraham, atje ku kanë folur edhe për ndeshjen e së premtes.

Lexo më shumë  Arsimi në tkurrje të shpejtë në Shqipëri, bie numri i nxënësve dhe studentëve në 3.7% në vitin akademik 2023-2024

“Ne nuk kemi frikë. Kemi luajtur edhe me Poloninë dhe Hungarinë, edhe këto skuadra kishin sulmues të fortë. Anglia e ka sulmin edhe më të fortë, por ne do të futemi në fushë pa frikë, do të na ndihmojë edhe mesfusha dhe sulmi”.

“Abraham? Kemi folur pak për ndeshjen. Ai më tha: “nëse do të luaj, më lër të bëj gol”. Unë iu përgjigja se nuk ka shanse të ndodhë kjo”.

“Jemi shumë shokë me njëri-tjetrin, Tammy është një djalë shumë i mirë. Shpresoj të bëjë mirë në kombëtare, por jo kundër nesh”, tha Kumbulla.

Lexo më shumë  Arsimi në tkurrje të shpejtë në Shqipëri, bie numri i nxënësve dhe studentëve në 3.7% në vitin akademik 2023-2024

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *