Lajme

Mungesa e shkollës, banorët e Niklës bllokojnë rrugën/ Ulliri: Nxënësit nuk po arsimohen, shteti i ka lënë në mëshirë të fatit

Dhjetra banorë te njësisë administrative Nikël kanë protestuar në qendër të kësaj njësie duke bllokuar rrugët kryesore pasi kërkojnë rindërtimin e shkollës së mesme të bashkuar Ramazan Karaj.

Shkolla e mesme e bashkuar “Ramazan Karaj” në Nikël u dëmtua në tërmetin e 2019 duke u bërë dhe pjesë e shkollave të cilat do përfshiheshin në programit e rindërtimit me financim të Bashkimit Europian, EU4Schools.]

Pas shembjes së shkollës asnjë avancim nuk u bë për rindërtimin e sajë duke shkaktuar shkëputjen e kontratës me EU4Schools. Tani shkolla është pjesë e programit të rindërtimit si pjesë e Komisionit të rindërtimit nën drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Lexo më shumë  Ministri Sveçla pret në takim ambasadoren e Hollandës, diskutojnë për sundimin e rendit dhe ligjit

Banorët çdo vit janë gënjyer se shkolla do rindërtohet por deri më sot asgjë konkrete për rindërtimin e saj.

Deputetja e zonës, Andia Ulliri është shprehur se ky problem nuk po gjen zgjidhje prej kohës ndërsa fëmijët transportohen në shkolla alternative për të ndjekur mësimet.

Prej afro 4 vitesh fëmijët e zonës frekuentojnë shkolla alternative dhe e zhvillojnë mësimin me turne.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani merr pjesë në publikimin e raportit të UNICEF-it mbi ndikimet klimatike tek fëmijët

Sot, prindër dhe banorë te Niklës protestuan sërish për nevojen emergjente për rindërtimin e shkollës së mesme të bashkuar  Ramazan Karaj e cila ka 455 nxënës nga arsimi parashkollor deri ne arsimin e mesëm.

Rruga Press

YouTube player