Lajme

Mungesa e Kastriot Rexhepit/ Lideri i Besës, Bilal Kasami: Po mbahet me dhunë

Lideri i besës, Bilal Kasami ka reaguar pas shkrimit të deputetit Kastriot Rexhepit, i cili njoftoi se do të mungojë në seancën ku do të votohet për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Zoran Zaevit.

Kasami tha për mediat se nga dje nuk ka pasur asnjë kontakt me deputetin i cili ka shkruar se nuk do të votojë për rënien e Qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së. Ndërkohë, ai ka konfirmuar se Besa mbetet në qëndrimin, që ky regjim të bjerë. 

Lexo më shumë  Sekuestrohet sasi e madhe pijesh me banderola të Serbisë

“Me ne ndërsa nuk ka foto dhe zë deputeti, dyshoj se e ka thënë me ngurrim. Sot nuk kemi dëgjuar për njëri-tjetrin. Dje ishte informacioni i fundit. Të dalin të thonë qëndrimin e tyre, të thonë se ka qenë i detyruar, kjo është vullnetare, unë kam qenë kryetar i tërbimit kam të drejtë të dyshoj se diku rri dhe nuk mund të vijë në Kuvend për të thënë qëndrimin e vet”,- tha Kasami.

Lexo më shumë  Kurti takon O’Brienin e Lajçakun: Marrëveshja Bazike dhe Aneksi duhet të zbatohen të plota

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *