Bota

Mungesa e karburantit prek 18% të stacioneve në Francë

Rreth 18% e stacioneve të benzinës në Francë po përballen me mungesë të një lloji karburanti, sipas Ministres së re të Energjisë, Maud Bregeon.

Në një intervistë, ajo shpjegoi se situata është ndikuar nga vendimi i kompanisë TotalEnergies për të vendosur një tavan mbi çmimet me pakicë në Francë, duke i mbajtur ato më të ulëta se markat e tjera. Ky veprim ka rritur kërkesën dhe ka shkaktuar probleme furnizimi në disa pika karburanti.

Lexo më shumë  Irani konfirmon vrasjen e shefit të Inteligjencës së Gardës Revolucionare

Megjithatë, ministrja theksoi se nuk bëhet fjalë për një krizë të përgjithshme furnizimi, por për një problem logjistik të lidhur me ndryshimet e kërkesës në treg.

Rruga Press

YouTube player