Lajme

Mujanoviq: Kthim i Serbisë në rrezikun kolektiv

Jasmin Mujanoviq, politolog dhe specialist i politikave të Evropës Juglindore dhe çështjeve ndërkombëtare, ka reaguar lidhur me koreografinë skandaloze, luftënxitëse të tifozëve të klubit serb, Crvena Zvezda, në ndeshjen e futbollit kundër Fiorentinës në Beograd.

“Gjatë ndeshjes kundër Fiorentinës, “Delije” e Yllit të Kuq të Beogradit mbajti një koreografi masive që tregon një tank mbi një tringjyrësh serbe me një pankartë ku shkruhej “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”. Ne i shpërfillim shenjat e dukshme të kthimit prapa të Serbisë në rrezikun tonë kolektiv’, ka shkruar ai në ‘Twitter’.

Lexo më shumë  Rizvanolli prezanton potencialin minerar të Kosovës në PDAC 2026

Rruga Press

YouTube player