Opinion/Aktualitet

5 vjet pa Mandelën tonë! 28 vjet burg i dha për këtë vend, a i ke dhënë ti 28 sekonda?

Shkruan Ngadhnjim Sopjani

Nuk ishim të gatshëm për ty, njerëz si ti na kanë pengu gjithmonë, kolektivisht i duam ata që na e bëjnë rrafsh, i duam ata që i zgjedhin rrugët e lehta të nënçmimit, ky popull instinktivisht e ka pasu frikacakun dhe frikërat, sepse frika si duket e kish kriju “mo mo se bahet ma keq” këtë kolektiv t’papërcaktum që përpos gjuhës unike asgjë nuk e bën të dallon nga popujt endacakë që s’kanë shtete!  

U mundove me na bind e me na mësu të bëhemi me dinjitet, po pse u mundove kot, është njëjtë si të mundohesh ta bindësh lumin të derdhet në qiell!? Popujt e fort të meritojnë, popujt që ikin si bagëti kur i njek armiku, në fakt ata popuj përgatiten me kohë që mos t’iu vijë dita që të përndiqen si bagëti nuk kanë se si te meritojnë! Jeta jote është veç mësonjëtore, plot dije, plot kalitje, na mësove si të mos kemi frikë, edhe pse s’njihnim ndjenjë tjetër, na mësove të rrebelojmë kundër një plotfuqie ushtarake dhe propagandistike, të përplasemi edhe pse mund të biem në tokë, të këmbëngulim se veç ai ngelet instinkt më racional, ta themi atë që mendojmë dhe pse ishim të padijshëm, ta mbrojmë tonën se tjetër gjë nuk kemi, të jemi dinjitoz… – të jemi krenarë! Ehhh, bac, ketë të fundit “të jemi krenarë” e kemi jo në enët e gjakut, po në enët e çiftelisë, ku iu këndojmë miteve, këto tjerat , bac, po na ngushton, ti e din që s’jemi kanë kurrë!  

Faleminderit bac që u mundove ta arrish të paarritshmen, t’i mësosh shqiptarët të jenë dinjitozë. Veç një gabim e ke bërë, u linde në popullin e gabuar, brenda një populli që don seks, mish dhe me knu, brenda një kolektivi tribalesk, pa vetëdije nacionale, pa kondicion për t’u përballë me të vërtetën! Ata që sot të shajnë, të shajnë jo pse ti i ke dëmtu diçka, joo! Vetëm sepse nuk ishin si ti. trimnia e shashtis frikacakun. Të shajnë edhe sot që ke ik, këta të ikur tash edhe prej mendve, se prej dinjitetit ishin të ikur qëmoti! Baci Adem, po qaj dhe po shkruj, kam shumë çka te flas rreth madhështisë tande, po kaj se ky popull frikacak ka pasë nevojë dhe ka nevojë deshpërimisht për njerëz si ti! Shpirti në paqe, paqësorë, shpirti në dritë, drita e nacionit dhe e dinjitetit nacional! Shpirti të shkoftë në parajsë, or ferri i frikacakëve!  

Ideologu dhe arkitekti i dinjitetit kombëtar! 

Rruga Press

YouTube player