KryesoreLajme

Muja: Telekomit po i kthehen milionat e vjedhura, opozita shpik skandale

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me zhvillimet e fundit në Telekomin e Kosovës, duke e quajtur të jashtëligjshëm një veprim të përmbarimit që sipas tij ka dëmtuar rëndë ndërmarrjen publike.

Sipas Mujës, një përmbarues privat ka transferuar në mënyrë të paligjshme mbi 4.4 milionë euro nga llogaria e Telekomit të Kosovës në favor të kompanisë Dardafon.net (Z-Mobile). Ai e ka cilësuar këtë rast si një episod të ri në historinë e gjatë të keqpërdorimeve që  kanë karakterizuar Telekomin gjatë qeverisjeve të mëhershme.

Lexo më shumë  Deputetja e VV-së për postin e presidentit/es: Tani që duhen 80 vota, opozita prapë po shantazhon e po bllokon sikur gjatë 2025-së

“Telekomi i Kosovës, në të kaluarën, ka funksionuar si një ‘bankë e hapur’ për keqpërdorime milionëshe – skandale të vërteta, me pasoja të rënda për shtetin,” ka shkruar Muja.

Ai thekson se aktualisht po bëhen përpjekje për kthimin e shumave të vjedhura dhe se janë duke u shënuar rezultate konkrete. Në këtë kontekst, ai ka kritikuar opozitën për, siç e quan ai, përpjekjet për të krijuar “skandale nga hiçi”.

Lexo më shumë  Starmer: SHBA-ja mund të përdorin bazat britanike për sulme mbrojtëse kundër raketave të Iranit

“Në fund të ditës, realiteti fiton mbi propagandën,” përfundon reagimin e tij deputeti Muja.

Rruga Press

YouTube player