Muja për anëtarësimin në KiE: Është pazakontë në histori që të vendosen kushtëzime të tilla
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Armend Muja ka folur rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Muja ka theksuar se anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk ndërlidhet me marrëveshjen e vitit 2013. Ai ka thënë se në lidhje me kriteret e Këshillit të Evropës ka raportuar edhe Dora Bakojanis.
“Procesi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës nuk ndërlidhet me marrëveshjen e vitit 2013. Ka qenë aplikim i ndarë do me thënë ka detyrime tjera që lindin nga sfera e sundimit të ligjit nga demokracia edhe çështjet e trajtimit të minoriteteve. Në lidhje me kriteret e Këshillit të Evropës ka pasur raport Dora Bakojanis por në anën tjetër juristët kanë ardhur dhe kanë shikuar çdo aspekt kushtetues e ligjor të Kosovës dhe ata në raportet e tyre thonë që Kosova i plotëson kushtet. Ndërkohë këtë çështjen e asociacionit ata thonë që është çështje e dëshirueshme si rezultat i një procesi politik por që në mënyrën se si jemi ne dhe unë mendoj fuqimisht se jemi më të avancuar se gjysma e shteteve të Këshillit të Evropës”, ka thënë Muja.
Muja ka shtuar se Asamblea e Këshillit të Evropës 72% e tyre e kanë konfirmuar dhe është pazakontë në histori që të vendosen kushtëzime të tilla.
“Pastaj kërkohen gjëra të tilla që në këtë fazë mendoj që është e padrejtë marrë parasysh që Asamblea e Këshillit të Evropës 72% e tyre e kanë konfirmuar dhe është pazakontë në histori që të vendosen kushtëzime të tilla. Nuk do të duhej të vendoseshin kushte të tilla sepse nuk i ndihmon as Evropës e as procesit të dialogut”, ka thënë Muja.
Rruga Press