Sport

Muja kundër Lewandoskit, publikohen formacionet zyrtare të Barcelona-Antwerp

Arbnor Muja do të shënojë sot debutimin e tij në Champions League në një ndeshje shumë të rëndësishme pasi skuadra e tij, Antwerp, përballet me Barcelonën në fushën e kësaj të fundit në ndeshjen e Grupit H.

Futbollisti i cili bëri debutimin pak ditë më parë me Kombëtaren shqiptare, është rreshtuar mes titullarëve nga trajneri Mark Van Bomel në sfidën e sotme.

Ndërkaq, nga ana tjetër janë Rafinha dhe Joao Felix të cilët do të mbështetin Lewandowskin në sulmin e katalanasve te drejtuar nga Xavi, i cili kërkon që në këtë edicion të shlyejë gabimet e atij të sezonit të kaluar kur doli menjëherë nga faza në grupe.

Rruga Press

YouTube player