KryesoreLajme

Muja i përgjigjet Bajramit: Nën autoritetin e saj janë nënshkruar 15 tenderë njëburimor, u avulluan edhe 529 mijë euro

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja u është përgjigjur kritikave të opozitës dhe akuzave të tyre lidhur me kontratat njëburimore.

Gjatë intervistës në emisionin “Përballje” në Telegrafi me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, Muja ka thënë se e vërteta për kontratat njëburimore duhet të shihet në bazë të shifrave.

Referuar deklaratave të opozitës që kjo qeveri do të mbahet mend si qeveri e tenderëve njëburimor, Muja ka thënë se është e kundërta.

“Tenderët e njëburimor, në dy vitet e fundit janë përgjysmuar. Që ta keni parasysh tenderët njëburimor  gjatë Qeverisë Kurti, sidomos në dy vitet e fundit janë përgjysmuar dhe nuk është më trajtë për krahasim nga 600 tenderë një burimor, që janë nënshkruar mesatarisht në dhjetë vitet e fundit, në dy vitet e fundit ka ra në 300”, ka thënë Muja.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se rekordi i tenderëve një burimor ka qenë pikërisht gjatë qeverisjes së partive aktuale që janë në opozitë.

Deputeti i LVV-së, Armend Muja/Foto: Ridvan Slivova

Ai ka shtuar se tenderët njëburimor nuk nënshkruhen vetëm nga Qeveria dhe ministritë e linjës.

“Nga 2043 tenderë njëburimor që janë nënshkruar në vitin 2021-2024, 875 janë nënshkruar nga komuna, 820 ndërmarrjet publike, 307 ministritë dhe qeveritë, 230 agjencitë e pavarura, 195 institucionet e pavarura kushtetuese e gjyqësore dhe 66 nga ndërmarrjet publike lokale. Rreth gjysma e tenderëve njëburimor nënshkruhen nga kryetarët që vijnë nga partitë opozitare”, ka thënë Muja.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Muja ka theksuar se kjo është e vërteta, duke shtuar se qeveria dhe ministritë i kanë nënshkruar vetëm 15 për qind prej tyre.

“Pra 85 për qind e tenderëve një burimor që janë nënshkruar në tri vitet e fundit, ose më shumë se tri vite, nuk kanë të bëjnë fare me ministri ose qeveri, kjo është e vërteta. Rekordi për nga numri, shifra, përqindja, pjesëmarrja e tenderëve njëburimor në kuadër të gjithë tenderëve është pikërisht në vitin 2015 që ka qenë 16 për qind e në vitin dy 2008 ka qenë 18 për qind janë pikërisht PDK edhe LDK, e kanë këtë rekord. Domethënë, përfaqësuesit e këtyre ky rekordeve të tenderëve njëburimor sot e bëjnë zhurmën më të madhe”, tha Muja në Telegrafi.

Ai shtoi se në vitin 2023 i ke pas 332 tenderë njëburimor, në vitin 2020 i ke pas 885, vitin 2018 kanë qenë 743, në vitin 2013 645, në vitin 2009 kanë qenë 760.

Muja i është përgjigjur konkretisht akuzave nga deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami. Muja ka thënë se Halil Thaçi kishte të drejtë kur i tha deputetes Bajrami që nën autoritetin tuaj janë nënshkruar 15 tenderë njëburimor pikërisht nga zonja Bajrami.

Deputeti i LVV-së Armend Muja në emisionin “Përballje” me kryredaktorin Muhamet Hajrullahu /Foto: Ridvan Slivova

“Nuk është shpifje të thuhet që gjatë autoritetit të saj në bazë të KRPP-së është nënshkruar kontrata në 2016 me Universal Food ShPK dhe pastaj Prokuroria thotë se më 1 mars të vitit 2016, Ministria e Tregtisë ka nënshkruar kontratë që si autoritet kontraktues në cilësinë e Operatorit Ekonomik kishte lidhur me kontratën me Universal Food për shërbimet e përpunimit të grurit si rezervë shtetërore, dhe thotë: pronarin e kompanisë e kanë arrestuar, e kanë dënu, sepse thotë pa autorizim kishte disponuar sasinë prej 2519 tonë grurë duke dëmtuar buxhetin e Kosovës në shumën prej 529 mijë euro.

Lexo më shumë  Kosova do të hapë fabrikën e prodhimit të municionit dhe dronëve. Kurti: Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

Më vonë pastaj, kur ka ardhur kolegu i saj, Endrit Shala, qata grurë që Hykmetja ia ka dhënë Universal Food-it ka thënë hajde se po e dërgojmë diku tjetër.

Qëllimi këtu s’ka asnjë dilemë të vetme që Hykmete Bajrami, ia ka dhënë kontratën Universal Food-it, Prokuroria e ka dënuar zotëriun për shkak se janë avulluar 529 mijë euro. Avullimi ka ndodhë nën autoritetin e zonjës Hykmete Bajrami”, ka thënë Muja.

Deputeti tuje ka shtuar se nuk kanë asgjë të bëjnë me Këshillin Gjyqësor e Këshillin Prokurorial, duke theksuar se nuk kanë autoritet mbi ta.

“Ka shumë që nënshkruajnë kontrata njëburimore jashtë autoritetit tonë. Komuna e Prishtinës ku këta qeverisin, është numri më i madh i kontratave njëburimore, 114 në tri vite. Edhe dhjetë vitet e ardhshëm do të ketë raste kur institucionet kushtëzohen me pas tenderë njëburimor”, tha Muja.

Gjatë kësaj interviste Muja ka folur edhe për investimet kapitale, dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

YouTube player