BallinaLajme

MSH: 16 humbje jete dhe 840 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, 16 persona.
Në njoftimin e Ministrisë thuhet se në 24 orët e fundit, janë kryer gjithsej 2 374 testime, 331 persona janë shëruar, si dhe janë raportuar 840 raste të reja me Covid-19.
Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 16 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Pogradeci, 2 qytetar nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 51-86 vjeç.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
345 raste në Tiranë, 75 raste në Shkodër, 52 raste në Fier, 47 raste në Berat, 42 raste në Vlorë, 33 raste në Kavajë, 24 raste në Gjirokastër, 23 raste në Lushnje, 22 raste në Pogradec, 19 raste në Lezhë, 18 raste në Krujë, 17 raste në Korçë, 15 raste në Kolonjë, 14 raste në Mirditë, 11 raste në Kuçovë dhe Skrapar, 10 raste në Mat, 9 taste në Gramsh, 8 raste në Kukës, 7 raste në Sarandë, Malësi e Madhe, Peqin, 6 raste në Tepelenë, 5 raste në Librazhd, 4 raste në Devoll, 3 raste në Durrës, 2 raste në Mallakastër, 1 rast në Bulqizë, Tropojë, Has, Elbasan.

Lexo më shumë  Arsimi në tkurrje të shpejtë në Shqipëri, bie numri i nxënësve dhe studentëve në 3.7% në vitin akademik 2023-2024

Në 24 orët e fundit janë shëruar 331 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 21.617 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 479 pacientë, 35 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (06 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 840

Të shëruar ne 24 orë 331

Të shtruar në spitale 479

Humbje jete në 24 orë 16

Testime ditore 2.374

Testime totale 204.008

Raste pozitive 42.988

Raste të shëruara 21.617

Raste Aktive 20.466

Humbje jete 905

Lexo më shumë  Regjistrohet edhe Kurti: Ishte proces i thjeshtë dhe i shpejtë

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 10946

Durrës 1356

Elbasan 860

Fier 1562

Korçë 1135

Vlorë 1045

Shkodër 919

Lezhë 739

Berat 720

Kukës 428

Dibër 249

Gjirokastër 507

YouTube player